LAJMI I FUNDIT:

Giggs nuk shqetësohet për pakënaqësinë e stafit dhe tifozëve të Realit për aktivizimin e Bale ndaj Shqipërisë

Giggs nuk shqetësohet për pakënaqësinë e stafit dhe tifozëve të Realit për aktivizimin e Bale ndaj Shqipërisë
Ryan Giggs, Gareth Bale (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Përzgjedhësi i Uellsit, Ryan Giggs, ka reaguar ndaj kritikave të stafit dhe tifozëve të Real Madridit në lidhje me Gareth Bale.

Anësori i Los Blancos është duke pasur probleme me lëndime këtë sezon, ndërsa aktivizimi i tij në ndeshjen kundër Shqipërisë është konsideruar si i panevojshëm.


Gareth Bale (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Bale është dashur të udhëtojë 4.052 kilometra për të qenë i pranishëm në “Elbasan Arena” në ndeshjen miqësore.

Giggs thotë se nuk shqetësohet për këto kritika dhe se lojtari është shprehur i gatshëm që të jetë i pranishëm në lojë për ta nderuar edhe arritjen e Chris Gunter.

Lajmet për Gareth Bale
Lexo po ashtu Lajmet për Gareth Bale

Mbrojtësi i Readingut do të bëhet lojtari që ka regjistruar më së shumti paraqitje për Uellsin, plot 93, kur do të startojë në Elbasan.

“Nuk ka shqetësime për pakënaqësinë e Madridit. Gareth është në duar të mira. Ai gjithmonë dëshiron të luajë për vendin e tij dhe dëshiron të jetë këtu për Chrisin që do të jetë një natë e veçantë”.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Të gjitha këto gjëra lënë të kuptojmë se është gjë e shkëlqyer që ndodhet këtu dhe u jep shtytje të gjithëve kur ai është në skuadër. Askush nuk ka dyshuar në përkushtimin e tij ndaj Uellsit”, ka thënë Giggs.

Karahas Bale në ndeshjen kundër Shqipërisë do të luajë edhe ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey, si edhe kapiteni Ashley Williams. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori