LAJMI I FUNDIT:

Bale ka vendosur të bëjë 4,052 kilometra për t’u përballur me Shqipërinë, Realit nuk po i pëlqen kjo

Bale ka vendosur të bëjë 4,052 kilometra për t’u përballur me Shqipërinë, Realit nuk po i pëlqen kjo
Foto: Getty Images/Guliver

Gareth Bale është rikthyer në një pikë diskutimi në Spanjë pasi lojtari ka vendosur të marrë pjesë në miqësoren e Përfaqësueses së Uellsit ndaj Shqipërisë.

29-vjeçari do të udhëtojë 4,052 kilometra Cardiff-Tiranë-Madrid, brenda pak ditëve.


Bale nëpërmjet një postimi në Twitter ka konfirmuar paraqitjen në miqësoren e Elbasanit, ku ka shkruar: “Vazhdojmë prapë të martën”.

Sipas mediave në Spanjë kjo nuk i ka pëlqyer aspak Realit, të cilët shpresonin se anësori i tyre do të kthehej në Madrid dhe do fillonte stërvitjet nga dita e hënë.

Garth Bele që në vitet e fundit është përballur më shumë lëndime dhe në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos kishte ndjerë dhimbje në gjurin e tij,  kjo ka bërë që Reali të frikësohet dhe ta shikojë si të panevojshme pjesëmarrjen e tij në një miqësore.

Bale në momentin kur shënoi në portën e Kasper Schmeichel (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Por, Bale përkundë kësaj ka vendosur të udhëtojë me përfaqësuesen e tij drejt Shqipërisë për miqësoren e së martës nga ora 20:00.

29-vjeçari luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Danimarkës, përkund golit të tij Uellsi humbi në fund 1-2 në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori