LAJMI I FUNDIT:

Giggs dëshiron që Bale të qëndroj te Real Madridi

Giggs dëshiron që Bale të qëndroj te Real Madridi

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, shpreson se ylli i ekipit të tij, Gareth Bale, të mbetet në gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Bale ka kaluar një sezon tjetër të ndërprerë nga lëndimet në Madrid, duke filluar vetëm 14 nga 29 ndeshjet e ekipit të tij në La Liga.

Ka pasur raportime se ish-lojtari i Tottenhamit mund të vendos të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të sezonit, me ish-ekipin e Giggs, Manchester United në mesin e klubeve të lidhura.

Benzema qëndron, Bale largohet: Kush duhet të qëndrojë dhe kush të largohet nga Real Madridi këtë verë?
Lexo po ashtu Benzema qëndron, Bale largohet: Kush duhet të qëndrojë dhe kush të largohet nga Real Madridi këtë verë?

Megjithatë, Giggs, kur u pyet nëse ai dëshiron që Bale të qëndrojë, ai dha një përgjigje të fortë: “Po”.

Gareth Bale (Getty Images)

“Unë shkova ta shihja atë kundër PSG-së [në Ligën e Kampionëve]. Kur të shkosh atje e vëren atmosferën rreth klubit. Ka vetëm një grusht klubesh që e kanë këtë”.

“Pra, natyrisht, unë dua të qëndroj atje. Ai ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve”.

Real Madridi pranon ofertë në vlerë 130 milionë euro për Gareth Bale
Lexo po ashtu Real Madridi pranon ofertë në vlerë 130 milionë euro për Gareth Bale

“Kur jeni në klube të tilla ju gjithmonë do të fitoni gjëra”, ka thënë Giggs.

Ndryshe, Bale shënoi një het-trik kundër Kinës të enjten në ndeshjen e parë të Giggs në krye të kombëtares, gjë që e pa atë të zëvendësojë Ian Rush si golashënuesi kryesor në histori të Uellsit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori