LAJMI I FUNDIT:

Giampaolo: Milani është klubi më i suksesshëm dhe një nga më të rëndësishmit në Evropë, jam i lumtur për shansin e dhënë

Giampaolo: Milani është klubi më i suksesshëm dhe një nga më të rëndësishmit në Evropë, jam i lumtur për shansin e dhënë
Marco Giampaolo

Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo beson se do të përshtatet tek klubi nga San Siro, teksa ka folur gjerë e gjatë për historinë e klubit dhe idetë e tij për të ardhmen.

Ish-trajneri i Empolit dhe Sampdorias kishin intervistën e parë si trajner i Rossonerëve me mediumin e klubit Milan TV, ku foli për të gjitha gjërat: ofertën e pranuar, objektivat, kundërshtarët dhe historinë e klubit.


“Kam punuar shumë fortë për të marrë këtë shans. Milani është klubi më i suksesshëm dhe një nga klubet më të rëndësishme në Evropë. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua, jam i lumtur dhe i motivuar”, ka thënë fillimisht Giampaolo.

Zyrtare: Marco Giampaolo caktohet trajner i Milanit
Lexo po ashtu Zyrtare: Marco Giampaolo caktohet trajner i Milanit

“Ka qenë një udhëtim i gjatë dhe do të vazhdon të jetë, sepse kurrë nuk përfundon, kurrë nuk ndalet ndërtimi i ideve dhe projekteve. Në këtë moment, jam shumë i lumtur të filloj me këtë klub të madh dhe jam shumë i motivuar. Tashmë kam pushuar mjaft dhe tani nuk mund të presim që të fillojmë!”

“U godita nga serioziteti, kompetenca dhe pasioni i tyre. Maldini dhe Boban me të vërtetë transmetojnë se çfarë do të thotë të jesh në Milano si trajner ose lojtar. Ata janë figura të nivelit të lartë dhe pasioni i tyre është ngjitës”.

“Në fillim të karrierës sime, kam humbur shpesh nga Milani, por kohëve të fundit kam arritur disa fitore, ndoshta sepse kam qenë përgjegjës në skuadra më konkurruese”.

“Të luash në San Siro është gjithmonë një moment emocionues, pasi nuk ka rastësi që quhet La Scala e futbollit. E konsideroj atë stadiumin më interesant në Itali”.

“Mendoj se me rikthimin e Maurizio Sarrit dhe Antonio Contes, dhe së bashku me shumë trajnerë të talentuar në Serie A, kampionati do të jetë edhe më konkurrues se sezoni i kaluar”.

“Ka pasur një ndryshim të mentalitetit në shumë skuadra, duke përfshirë edhe klubet më të vogla që tani janë ambicioze për të shkuar në San Siro dhe për të sulmuar, kështu që dallimet mund të jenë disa herë marramendëse. E konsideroj një ligë shumë të vështirë”.

“Historia e Milanit flet për një klub që gjithmonë kërkoi bukurinë në futboll dhe estetikën së bashku me rezultatin. Një shpjegim edhe më i mirë është se Milani ka kulturën e futbollit të mirë, kështu që besojnë se mund të arrijnë rezultate përmes paraqitjeve zbavitëse”.

Drejtuesit e Milanit udhëtojnë në Madrid, mediat italiane zbulojnë emrat që po synojnë nga Reali   
Lexo po ashtu Drejtuesit e Milanit udhëtojnë në Madrid, mediat italiane zbulojnë emrat që po synojnë nga Reali   

“Tani nuk jam mjaft i kujdesshëm për të krahasuar veten me Milanin e së kaluarës, por ky duhet të jetë misioni ynë, të luajmë futboll joshës dhe interesant, duke fituar ndeshjet në sajë të kësaj qasjeje”.

“Jam në ankth për të hyrë në fushën e trajnimit Milanello, pasi kam dëgjuar gjithmonë gjëra të tilla të mira rreth infrastrukturës, organizimit dhe mundësisë për të punuar mirë, kështu që ndoshta do të sjellë më herët datën e trajnimit para- sezonal në mënyrë që unë të mund të njoh atmosferën e Rossonerëve sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori