LAJMI I FUNDIT:

Getinjo tallet me Bleron pas largimit nga BBVK, e quan “Getinjo i Aliexpressit”

Getinjo tallet me Bleron pas largimit nga BBVK, e quan “Getinjo i Aliexpressit”

Blero ka vendosur të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 2” të premten, duke përfunduar kështu udhëtimin e tij në këtë edicion të spektaklit.

Këngëtari ka zbuluar se ka qenë nën presionin e një beteje emocionale të brendshme që e ka ndjekur për një periudhë kohore para se të bënte hapin për të dalë nga loja.


Duke u shprehur falënderues për përvojën që i ofroi “Big Brother”, Blero ka rrëfyer se ndjeu se ishte koha për të ikur dhe se formati i emisionit nuk i lejonte të jetë vetvetja në shumë raste.

Ai tha: “E kuptova me kalimin e kohës se në ‘Big Brother’ ndonjëherë duhet të jesh dikush që nuk je, dhe kjo nuk është e lehtë të përballohet”.

Pas dorëheqjes nga BBVK, Blero fotografohet në Aeroportin e Prishtinës duke u larguar nga Kosova
Lexo po ashtu Pas dorëheqjes nga BBVK, Blero fotografohet në Aeroportin e Prishtinës duke u larguar nga Kosova

Kjo jo vetëm që bëri jehonë te fansat, por edhe solli në mendje një ngjarje të ngjashme nga edicioni i kaluar ku Getinjo, një tjetër konkurrent i njohur, u largua nga shtëpia pas 44 ditësh.

Foto: Facebook

Ndaj dhe largimi i Bleros nga shtëpia ka nxitur reagime, përfshirë edhe vetë Getinjon, i cili ka lënë një koment në “Facebook” duke shkruar: “Getinjo nga Ali Express,” duke bërë referim ndoshta tek produktet që arrijnë shpejt apo prej cilësisë së tyre të ndryshme.

Përveç Bleros, të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova u largua edhe Miss Rose. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori