LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla në takim me kongresistin amerikan, Self: Ende asnjë pasojë ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Gërvalla në takim me kongresistin amerikan, Self: Ende asnjë pasojë ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar kongresistin amerikan nga radhët e republikanëve, Keith Self.

Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, rreziku i destabilizimit të rajonit si pasojë e veprimeve të Serbisë dhe Rusisë si dhe angazhimi i Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, ishin në fokus të këtij takimi.

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Self lidhur me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës duke përmendur faktin që ende nuk ka asnjë pasojë për Serbinë pas sulmit në Banjskë, sulmit ndaj KFOR-it dhe veprimeve të vazhdueshme agresive por edhe vendosmërinë e Republikës së Kosovës për t’i qëndruar besnike parimeve të saj”, thuhet në njoftim.

Duke njoftuar kongresistin Self për progresin e Republikës së Kosovës në shumë fusha, Gërvalla falënderoi ShBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në çlirimin, shtetndërtimin, zhvillimin dhe integrimet euroatlantike të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori