LAJMI I FUNDIT:

Gerrardit nuk po ia do as në Arabi, tifozët shpërthejnë kundër tij

Gerrardit nuk po ia do as në Arabi, tifozët shpërthejnë kundër tij

Steven Gerrard tashmë është nën presionin e tifozëve në Al-Ettifaq.

Ish-trajnerit të Aston Villas i është thënë që të korrigjojë gabimet pasi ecuria pa fitore e skuadrës së tij u zgjat në tri ndeshje.


Gerrard u emërua në postin e trajnerit nga Al-Ettifaq në korrik, duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me klubin.

Ish-ylli i Manchester United i bashkohet Gerrardit në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Ish-ylli i Manchester United i bashkohet Gerrardit në Arabinë Saudite

Që atëherë ai ka nënshkruar me disa lojtarë të profilit të lartë nga Evropa, duke përfshirë Jordan Henderson dhe Georginio Wijnaldum.

Megjithatë, humbja 1-0 e së dielës ndaj Al-Riyadh do të thotë që Al-Ettifaq nuk ka fituar në tre ndeshje të ligës.

Komandot janë aktualisht në vendin e shtatë në Ligën Pro Saudite dhe tashmë janë nëntë pikë larg liderit Al-Hilal.

Reagimi i pabesueshëm i Gerrard ndaj lojtarëve të tij të Al-Ettifaq që festojnë dy fitore radhazi
Lexo po ashtu Reagimi i pabesueshëm i Gerrard ndaj lojtarëve të tij të Al-Ettifaq që festojnë dy fitore radhazi

Mbështetësit e Al-Ettifaq, megjithatë, nuk ishin të bindur dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre në mediat sociale.

Një tifoz tha: “Të jesh një lojtar i madh nuk do të thotë të jesh një trajner i shkëlqyer. Aftësitë e trajnerit janë të kufizuara dhe ai nuk mund ta kuptonte vështirësinë e Ligës Saudite”.

Një tjetër shtoi: “Ju jeni ai që mbani fajin për ndeshjen e sotme. Korrigjoni gabimet tuaja”.

Legjenda e Liverpoolit në hall: Mungesa e komunikimit i sjellë probleme Steven Gerrardit në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Legjenda e Liverpoolit në hall: Mungesa e komunikimit i sjellë probleme Steven Gerrardit në Arabinë Saudite

Një mbështetës i tretë gjithashtu komentoi: “Skuadra juaj është katastrofike, trajner. Duhet ta korrigjoni vetë”.

Al-Ettifaq i Gerrardit do të ketë mundësinë të ndërpresë serinë e tyre pa fitore të shtunën kur të udhëtojë për t’u përballur me Al-Wehda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori