LAJMI I FUNDIT:

Genoa i jep leksion Juventusit (Video)

Genoa i jep leksion Juventusit (Video)

Genoa e ka mposhtur Juventusin me rezultat të thellë 3-1.

Skuadra nga Marassi është treguar arrë e fortë për kampionin në fuçi të Italisë, Juventusin, duke e mbyllur ndeshjen me tre gola të shënuara gjatë pjesës së parë.


Se Genoa kishte hyrë në ndeshje për fitore këtë e tregon edhe goli i hershëm i shënuar nga sulmuesi argjentinas, Giovanni Simeone, i cili shënoi nga afërsia në minutën e tretë.

geno1
Festa e futbollistëve të Genoas pas epërsisë së hershme

Simeone u përkujdes edhe ta dyfishoj epërsinë, pasi shënoi përsëri pas dhjetë minutave me kokë, ku u shërbye mirë nga Darko Lazovic.

simeone2
Goli me kokë i sulmuesit argjentinas

Kur pritej reagimi i ‘Zonjës së Vjetër’ atëherë erdhi edhe një gol nga vendasit, të cilët kësaj radhe u ndihmuan nga mbrojtësi brazilian, Alex Sandro, i cili shënoi në portën e vetë për 3-0 në minutën e 29-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

rigoni
Festa e kapitenit Rigoni me tifozët

Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, me Juventusit që futi në lojë Gonzalo Higuainin për të provuar që të kthehen në lojë, por ishte e kot.

E vetmja që Juventusi mundi të bënte ishte të ngushtonte epërsinë në 3-1, me anë të Miralem Pjanic, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit, gol që erdhi në minutën e 82-të të ndeshjes.

pjanic
Goditja perfekte e Pjanicit

Deri në fund të ndeshjes, Juventusi provoi edhe me disa herë të gjej ndonjë gol tjetër, por pa sukses, pasi në fund ndeshja përfundoi me fitoren e Genoas me rezultat 3-1.

Në javën e ardhshme, Juventusi pret në shtëpi Atalantas, ndërsa Genoa udhëton në Verona për tu ndeshur me Chievon. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x53q02j_sdf_sport

https://www.dailymotion.com/video/x53q1k1_sport

https://www.youtube.com/watch?v=2ZK5ipc2CqE