LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se gënjeu se është i sëmurë, Julian Deda komenton situatën e Luizit në BBVA: Brenda ka shumë presion, aty njeriu del nga vetja

Dyshohet se gënjeu se është i sëmurë, Julian Deda komenton situatën e Luizit në BBVA: Brenda ka shumë presion, aty njeriu del nga vetja

Aktori nga Shqipëria, Julian Deda, këtë javë ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”.

Ai ka folur rreth jetës dhe karrierës profesionale, por nuk ka lënë anash pa komentuar edhe disa situata që kanë bërë bujë këtë kohë.


Artisti është pyetur nga moderatori Sadri Imeri edhe rreth situatës në Big Brother VIP Albania dhe rrëfimit që bëri Luiz Ejlli rreth ‘sëmundjes’.

Foto: Screenshot/YouTube

Juli thotë se ka qenë një herë brenda shtëpisë së Big Brother në vitin 2008 për të promovuar një skeç dhe thekson se aty brenda ka shumë presion, shpesh njerëzit dalin nga vetja.

Luiz Ejlli e sqaron sërish se përse gënjeu që është i sëmurë me tumor: Dola mashtrues kot, ia bëra vetes
Lexo po ashtu Luiz Ejlli e sqaron sërish se përse gënjeu që është i sëmurë me tumor: Dola mashtrues kot, ia bëra vetes

“Unë kam hyrë në shtëpinë e Big Brotherit në vitin 2008 bashkë me Gent Zenelajn. Kemi hyrë për 6 orë apo 7 orë diçka e tillë. Hymë për një skeç, kishim për të promovuar diçka, hoqëm rrobat dhe ndenjëm me banorët e asaj kohe. Nuk e ke idenë çfarë presioni është atje brenda, 7 orë ndeja dhe mezi prisja që të dilja. Aty brenda psiko-fizika jote mund të bëj gjithçka, ti nuk e di se çfarë mund të bësh aty. Del nga vetja. Qenia njerëzore mund të bëj gjithçka për të fituar lojën. Për të qenë protagonist, për të krijuar grupet e veta”, u shpreh ai.

“Nuk e di se çfarë ka pasur në mend Luizi kur e ka bërë këtë lojë, a është lojë apo. Akoma publiku është i dyzuar a është e vërtetë apo nuk është. Por ç’rëndësi ka kjo. Eksperimenti apo formati i mbyllur në katër mure me të njëjtit njerëz me buxhet, me urdhra. Qenia jote mund të bëj gjithçka”, vazhdoi ai. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori