Gazetari tha se “Reali është mbreti i Ligës së Kampionëve” – shikoni reagimin interesant të Olise

Michael Olise solli një moment viral gjatë intervistës pas fitores dramatike të Bayern Munich ndaj Real Madrid në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi francez u duk i habitur kur një gazetar iu referua gjigantëve spanjollë si “mbretërit e kompeticionit”, vetëm pak çaste pasi ata u eliminuan në “Allianz Arena”.
Pas fitores 4-3 në ndeshjen e kthimit dhe triumfit 6-4 në total, Olise nuk u tregua i prirur t’u bëjë homazh kundërshtarëve spanjollë.
Kur gazetari sugjeroi se Bayerni sapo kishte eliminuar “mbretin e kompeticionit”, ish-lojtari i Crystal Palace buzëqeshi dhe dha një përgjigje të shkurtër që është bërë virale.
• Michael, what are the emotions you're feeling right now? You've just beaten the king of the competition?
Olise: "King of the competition?"
pic.twitter.com/gB0kmtbTLf
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) April 15, 2026
Ai thjesht e përsëriti shprehjen me një ton pyetës: “Mbret i kompeticionit?”
Biseda u bë edhe më e sikletshme kur gazetari tentoi të justifikonte etiketimin duke i kujtuar Olise se Real Madrid e ka fituar trofeun rekord 15 herë.
I pakënaqur me këtë “leksion historie”, anësori francez u përgjigj shkurt: “Po. Po.” dhe e mbylli intervistën.
Edhe pse historia dhe suksesi i “Los Blancos” është i padiskutueshëm, Olise dhe bashkëlojtarët e tij treguan në fushë se trofetë e kaluar kanë pak rëndësi kur nis ndeshja./Telegrafi/






















































