LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Kemi nevojë për lojtarë, Bonaventura do të qëndrojë

Gattuso: Kemi nevojë për lojtarë, Bonaventura do të qëndrojë
TURIN, ITALY - APRIL 18: AC Milan head coach Gennaro Gattuso reacts during the Serie A match between Torino FC and AC Milan at Stadio Olimpico di Torino on April 18, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Gennaro Gattuso thotë se Milan ka nevojë për 3-4 lojtarë ndërsa Giacomo Bonaventura nuk i ka thënë se dëshiron të largohet në fund të sezonit në Serie A.

Bonaventura është shfaqur si një objektiv i ri për Juvetusin ndërsa Milan pritet të sjell lojtarë të ri gjatë verës në repartin sulmues, ku pritet të largohen Nikola Kaliniç dhe Andre Silva.


Ivan Gennaro Gattuso (Getty Images)

“Tregu? Për të përmirësuar këtë skuadër, ne kemi nevojë për tre ose katër lojtarë”, tha trajneri në një konferencë për shtyp para takimit me Veronën.

“Bonaventura? Ai ka një kontratë dhe kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. E di që rinovimi i tij po diskutohet”.

“Kalinic? Unë flas me të gjithë çdo ditë dhe kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të gjithë”.

“Unë bashkohem me të gjithë, por nganjëherë duhet të merret përgjegjësia, duhet të kujtojmë se çfarë fanelle e veshim dhe nuk janë të njëjta si fitorja dhe humbja”.

“Ne kemi mungesë të golave nga sulmuesit, kjo na bën që të kërkojmë lojtar të ri në këtë repart”, tha trajneri italian.

Milan gjatë ditës së nesërme do të mirëpresin para shikuesve të vetë në San Siro skuadrën e Veronës. /Telegrafi/