LAJMI I FUNDIT:

Gati të vihen në punë TEC-et lundruese në Vlorë, hapet tenderi për të blerë naftë

Gati të vihen në punë TEC-et lundruese në Vlorë, hapet tenderi për të blerë naftë

Dy termocentralet lundruese për prodhimin e energjisë të ankoruara në Portin e Vlorës prej shtatorit të vitit të shkuar mund të vihen së shpejti në punë.

Korporata Elektro-energjetike Shqiptare (KESH) ka hapur një tender për blerjen e 200 mijë tonë nafte për dy vite.


KESH njofton se afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 16 mars dhe në garë mund të aplikojnë të gjitha subjektet që veprojnë në fushën e tregtimit të karburanteve.

Dy TEC-et lundruese me kapacitet 110 megavat pritet të plotësojnë deri në 15 për qind të nevojave ditore që vendi ka për energji. /Telegrafi/