LAJMI I FUNDIT:

Gashi paralajmëron bashkëpunimin “My Year” me G-Eazy

Gashi paralajmëron bashkëpunimin “My Year” me G-Eazy

Hip hop ylli shqiptar, Gashi, duket se ka vendosur që vitin 2019 ta bëjë vitin e tij në tregun muzikor amerikan.

Reperi shqiptar i cili ka famë të konsiderueshme në SHBA, ka gati projektin e parë për vitin 2019.


Në rrjetin social Instagram ai ka paralajmëruar projektin e ri të tij i cili titullohet “My Year”.

Ky projekt është bashkëpunim me reperin G-Eazy, një këngë që do të lansohet shumë shpejt.

View this post on Instagram

Brooklyn Show Sold Out dec 18th !

A post shared by GASHi (@gashi) on Dec 14, 2018 at 8:52am PST

Vitin e kaluar Gashi ishte prezent në vendin tonë ku mbajti edhe një koncert.

Ai performoi në Sunny Hill Festival para mijëra adhuruesve në Prishtinë duke krijuar atmosferë të zjarrtë. /Telegrafi/