LAJMI I FUNDIT:

Gashi- Kurtulmush: Shpresojmë të rrisim marrëdhëniet Maqedoni e Veriut- Turqi në çdo fushë

Gashi- Kurtulmush: Shpresojmë të rrisim marrëdhëniet Maqedoni e Veriut- Turqi në çdo fushë

Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Numan Kurtulmush, ka pritur në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, raporton “Anadolu”.

Pritja u realizua në ambientet e parlamentit turk, ku pas takimit kokë më kokë dhe atij midis delegacioneve, dy kryeparlamentarët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Në fjalën e tij, Kurtulmush shprehu kënaqësi për takimin zyrtar, duke e quajtur atë produktiv.


Duke folur për rëndësinë e vizitës së Gashit në Turqi, ai shprehu shpresën e tij që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të zhvillohen tutje.

Duke tërhequr vëmendjen për ngjashmëritë historike dhe kulturore dhe bashkëpunimin mes Turqisë dhe Maqedonisë, Kurtulmush theksoi se prania e qytetarëve me origjinë nga Maqedonia e Veriut në Turqisë dhe e qytetarëve me origjinë turke në Maqedoninë e Veriut është një urë solide që do të rrisë bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve.

Kryeparlamentari Kurtulmush tha gjithashtu se Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë disa pikëpamje të përbashkëta për çështjet rajonale dhe globale.

Ai theksoi se periudha e ardhshme do të shënojë fillimin e një epoke të re në politikën botërore dhe se shohin konflikte dhe tensione që vazhdojnë në shumë rajone të botës në çdo fushë.

“Sidomos ne shohim se ka tensione të theksuara pothuajse në të gjitha rajonet përreth Turqisë dhe fatkeqësisht ka konflikte dhe disa sulme në jugun tonë, ashtu si në Lindjen e Mesme. Në këtë kontekst, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, i cili ka një strukturë multikulturore, multietnike, multifetare, rritja e solidaritetit dhe bashkëpunimit midis kombeve dhe sigurimi i stabilitetit dhe paqes janë fokusi kryesor i marrëdhënieve tona me vendet këtij rajoni”, tha Kurtulmuş.

“Shpresoj që Maqedonia e Veriut, një vend i rëndësishëm me karakteristikat që përmenda, do të jetë në gjendje të bëhet një ishull stabiliteti në Ballkan duke ruajtur strukturën e saj multikulturore. Si Turqia dhe Maqedoni e Veriut, ne shpresojmë të rrisim marrëdhëniet tona ekzistuese në çdo fushë dhe t’i ngremë në nivelin e partnerëve strategjikë në periudhën e ardhshme. Shpresoj të kemi mundësinë të mblidhemi gjithmonë me një agjendë pozitive në këtë gjeografi ku ndodhin kaq shumë probleme, tensione dhe konflikte”, shto ai.

Gashi tha se Turqia është mbështetës i madh i Maqedonisë së Veriut

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi shprehu kënaqësinë e tij që vizitoi Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë dhe falënderoi homologun Kurtulmush për pritjen e tij dhe të delegacionit të tij.

Duke theksuar se Turqisë është një mik i madh për Maqedoninë e Veriut, Gashi tha se marrëdhëniet dypalëshe me Turqisë janë në nivel të lartë dhe se janë të kënaqur që marrëdhëniet mes dy parlamenteve vazhdojnë në platforma të ndryshme.

“Republika e Turqisë është mbështetës i madh i yni, mik i madh, me të cilën gjithmonë kemi pasur, dhe shpresoj ta kemi edhe në të ardhmen, një bashkëpunim të shkëlqyer”, tha Gashi.