eksperti-banner

Të dielën në kampionatin e “Super Sfida”, ekipi Zhurmagjitë, në përbërje të Nazife Bunjaku, Violeta Kukaj dhe Anton Kadishani (Toni), e mundën ekipin Super 3-shja.

Në fillim të emisionit ekipi Super 3-shja, deklaroi se do të fitojë 300 me zero përballë Zhurmagjive, duke qenë të bindur se garën do ta fitojnë me lehtësi.


Qysh nga loja e parë, Nazifja, Violeta dhe Toni filluan me fitore dhe e kthyen garën në tension të madh, tension ky që vazhdoi gati në çdo lojë, deri në fund të emisionit.

Fundi i emisionit përfundoi me rezultat të barabartë, dhe u desh të bëhet edhe një lojë për ta zgjedhur fituesin. Lojën “Penallti me kanaqe”, arriti ta fitojë Nazife Bunjaku, nga radhët e ekipit Zhurmagjitë.

Aktori Granit Uka dhe montazheri Migjen Caka, ia arritën të krijojnë atmosferë gjatë tërë emisionit, duke kënduar live për publikun, por që fundi nuk i gëzoi.

Ekipi Zhurmagjitë, në sfidën e radhës janë në fazën e çerekfinales. Moderatori dhe producenti, Enis Ujkani, paralajmëron një mega-shou të “Super Sfida Speciale” që pritet të mbahet në një sallë sportive, e që do të jetë një garë spektakolare dhe paparë në mediat tona më herët.

super