LAJMI I FUNDIT:

Garë e madhe për të nënshkruar me Andreas Christensen

Garë e madhe për të nënshkruar me Andreas Christensen

Andreas Christensen vazhdon të mbetet njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë.

Qendërmbrojtësi danez është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.


Chelsea po tenton ta bind yllin e tyre me një ofertë për vazhdimin e kontratë deri më 2026, por deri më tani nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Nga ana tjetër Christensen është joshur nga ofertat e shumë skuadrave të mëdha evropiane që i janë ofruar atij.

Dy gjigantët gjermanë, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë duke kërkuar rikthimin e danezit në Bundesliga, pas dy viteve të suksesshme që kishte kaluar qendërmbrojtësi si i huazuar te Gladbach.

25-vjeçari kërkohet edhe nga dy gjigantët e La Ligas si Barcelona dhe Real Madrid.

Ndërkohë interesim për të ka shfaqur edhe skuadra e madhe italiane Milan.

Calciomercato ka raportuar se Christensen nuk do të largohet në janar nga Chelsea, pasi do të mbetet në Londër deri në verë.

Në rast se nuk vazhdon kontratën me Chelsean, atëherë danezi do të largohet si futbollist i lirë nga Londra. /Telegrafi/