LAJMI I FUNDIT:

G4shi kthehet në Amerikë

G4shi kthehet në Amerikë

Reperi i njohur shqiptar, G4shi, qëndroi pak ditë në Kosovë.

Kjo ngase ai ishte i pranishëm në festivalin “Sunny Hill”, teksa performoi para mijëra fansave shqiptarë disa nga projektet e tij.


28-vjeçari krijoi atmosferë të paharrueshme, ku në një moment u shfaq duke vallëzuar edhe me këngëtaren Dua Lipa.

Ndërkohë, pas mbarimit të koncertit, artisti nga Drenica është nisur për në Amerikë, për të vazhduar me angazhimet.

Pas performancës në "Sunny Hill", G4shi publikon këngën e re
Lexo po ashtu Pas performancës në "Sunny Hill", G4shi publikon këngën e re

Ndër të tjerash, G4shi ashtu siç e kishte paralajmëruar, solli projektin e ri muzikor të titulluar “Never Forget”.

Kjo është hera e dytë që reperi është pjesëmarrës i festivalit “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/