LAJMI I FUNDIT:

Pas performancës në “Sunny Hill”, G4shi publikon këngën e re

Pas performancës në “Sunny Hill”, G4shi publikon këngën e re

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, ka performuar në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”.

Ai po ashtu para se të vijë në Kosovë, ka bërë të ditur se do të promovojë albumin e tij më të ri, teksa tanimë ka publikuar një këngë për fansat e tij.


“Never forget” mban titullin ky projekt, i lansuar në versionin audio me një video mjaft të veçantë të realizuar nga J.Mike.

G4shi ka performuar për herë të dytë në Kosovë, teksa vitin e kaluar ishte kthyer pas 18 vitesh në vendlindje.

I njëjti sivjet ndezi atmosferën bashkë me artisten Dua Lipa, duke u treguar të gjithëve se sa krenarë janë me vendin e tyre.

Dua dhe G4shi e ndezin atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe në “Sunny Hill”
Lexo po ashtu Dua dhe G4shi e ndezin atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe në “Sunny Hill”

Reperi akoma është në Kosovë, derisa po e shijon vendlindjen bashkë me miqtë e tij. /Telegrafi/

View this post on Instagram

In Kosovo with the coolest @dualipa

A post shared by GASHi (@gashi) on Aug 2, 2019 at 4:18pm PDT