Micheal Antonio është futbollisti që ka shënuar më shumë gola me kokë në pesë ligat më të forta evropiane këtë sezon.

Sulmuesi anglez i West Ham prinë në listën e futbollistëve që kanë shënuar gola me kokë, duke treguar instinktin ‘vrasës’ të një qendërsulmuesi dhe duke lënë pas vete emra shumë të njohur.

Këta janë ‘mbretërit’ e zonës së rreptësisë në ‘Top 5’ ligat evropiane Këta janë ‘mbretërit’ e zonës së rreptësisë në ‘Top 5’ ligat evropiane

Antonio këtë sezon në Ligën Premier ka arritur të shënoj plot pesë gola me kokë, duke lënë pas sulmuesin argjentinas të Interit, Mauro Icardi, i cili ka shënuar katër gola në Serie A këtë sezon.

Emrat tjerë në listë janë, sulmuesi i Torinos, italiani Andrea Belotti dhe sulmuesi belg i Crystal Palace, Christian Benteke, të cilët kanë shënuar nga tre gola. /Telegrafi/

Gola me kokë këtë sezon:

Michail Antonio      – 5 gola

Mauro Icardi           – 4 gola

Andrea Belotti         – 3 gola

Christian Benteke   – 3 gola