Futbollistët që kanë luajtur si për Real Madridin ashtu edhe për Barcelonën

El Clasico është ndeshja më e ndjekur e futbollit në botë, së bashku me finalen e Ligës së Kampionëve, pasi aty luajnë dy klubet e mëdha evropiane, më të mëdhatë nga Spanja, Real Madridi dhe Barcelona.
Sot (e diel) nga ora 16:15 në stadiumin Santiago Bernabeu, Real Madridi dhe Barcelona luajnë El Clasicon e parë të sezonit, për vendin e parë në La Liga.
Dy nga skuadrat më të mira në botë përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje që nuk zhgënjen kurrë, duke gjeneruar një rivalitet më shumë se njëqind vjeçar.
Gjatë gjithë historisë së El Clasicos, ka pasur shumë lojtarë që kanë veshur fanellat e të dyja skuadrave dhe Telegrafi ua sjell më poshtë atë listë.
Ricardo Zamora
Ai ishte emri i parë i madh që ndërroi Barcelonën me kryeqytetin spanjoll. Portieri që i jep emrin e tij çmimit për portierin më të mirë në La Liga Santander luajti për Barcelonën midis viteve 1919 dhe 1921 dhe për Real Madridin midis 1930 dhe 1936.
Bernd Schuster
Schuster është një nga lojtarët e paktë në histori që ka mundur të veshë fanellën e tre skuadrave të mëdha spanjolle (Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid).
Lojtari gjerman veshi fanellën e Blaugranës midis viteve 1980 dhe 1988, dhe atë të bardhë, që përkon me ‘Quinta del Buitre’, midis viteve 1988 dhe 1990.
Gheorghe Hagi
Për shumë njerëz, rumuni më i mirë në historinë e futbollit, ka veshur edhe fanellën e të dyja skuadrave.
Së pari me Real Madridin, midis viteve 1990 dhe 1992, pasi u largua nga vendlindja e tij, dhe më pas me Barcelonën, midis 1994 dhe 1996, pas dy sezonesh me Brescian.
Julen Lopetegui
Ish-trajneri i Sevillas dhe Real Madridit ka pushtuar edhe fanellën e portierit të Los Blancos. Ishte në sezonin 1989/1991.
Ai u nënshkrua nga Logrones dhe pas paraqitjeve të tij të mira, Barcelona vendosi të merrte shërbimet e tij nga viti 1994 deri në 1996.
Robert Prosinecki
Ylli i madh jugosllav i viteve 90 mbërriti te Real Madridi nga Crvena Zvezda në vitin 1991 dhe qëndroi deri në vitin 1994.
Pas një viti huazimi te Real Oviedo, Barcelona e nënshkroi në vitin 1995 dhe e mbajti deri në vitin 1997.
Michael Laudrup
Lojtari më i mirë danez i të gjitha kohërave mbërriti në Barcelonë në vitin 1989 për t’iu bashkuar ‘Ekipit të ëndrrave’ të Johan Cruyff dhe qëndroi në Barcelonë deri në vitin 1994.
Real Madrid e solli atë pas largimit të tij nga rivalët e tyre të përjetshëm dhe e mbajti në radhët e tyre nga viti 1994 deri në 1996.
Albert Celades
Celades, një lojtar i ri i Barcelonës, veshi fanellën e ekipit të parë për katër sezone në Kataluni.
Në sezonin 2000/2001, pas një periudhe të shkurtër me Celta Vigon, ai iu bashkua Real Madridit për katër sezone të tjera.
Luis Figo
Transferimi më i famshëm mes Barcelonës dhe Real Madridit ndodhi në vitin 2000.
Figo mbërriti në Barcelonë në vitin 1995 nga Sporting Lisbona dhe qëndroi aty deri në vitin 2000, kur kaloi te Real Madrid në një transferim rekord nën drejtimin e Florentino Perez.
Luis Enrique
Lojtari i të rinjve të Sporting Gijon iu bashkua Real Madridit në sezonin 1991/1992 dhe mbeti lojtar i Real Madridit për pesë sezone.
Në sezonin 1996/1997, ‘Lucho’ ndërroi Real Madridin me Barcelonën, ku qëndroi deri në sezonin 2003/2004.
Alfonso Perez
Alfonso, i rritur në sistemin e të rinjve të Real Madridit, debutoi si lojtar i ekipit të parë në sezonin 1990/1991 dhe qëndroi deri në sezonin 1994/1995.
Pas një periudhe fantastike me Real Betis, Barcelona e nënshkroi atë për dy sezone.
Ronaldo
Një nga sulmuesit më të mirë në histori iu bashkua Barcelonës nga PSV Eindhoven në sezonin 1996/1997.
Pas disa sezonesh në Inter, Florentino Perez e nënshkroi atë për Real Madridin në sezonin 2002/2003, ku qëndroi deri në sezonin 2006/2007.
Samuel Eto’o
Sulmuesi kamerunas nënshkroi për Real Madridin si një talent i madh. Pas një periudhe të shkurtër me Los Blancos, sulmuesi shkoi në Espanyol fillimisht si huazim dhe më pas u transferua te Real Mallorca.
Pas zhvillimit të tij të jashtëzakonshëm në Spanjë, Barcelona nënshkroi me të në vitin 2004, ku qëndroi deri në vitin 2009, duke shijuar periudhën më të mirë të karrierës së tij.
Javier Saviola
Saviola nënshkroi për Barcelonën në vitin 2001, ku qëndroi deri në vitin 2007.
Pas një sezoni në Monaco dhe një tjetër në Sevilla, Real Madridi e nënshkroi atë për sezonet 2007/2008 dhe 2008/2008, ku luajti 31 ndeshje në dy sezone.
/Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Shuma e parave, ora dhe vendi i duelit: Joshua - Franklin, gjithçka gati për meçin spektakolar

Zlatan Ibrahimovic i ka urryer katër lojtarë gjatë karrierës së tij, njëri prej tyre ishte te PSG

Salah 'bombardon' portën e Man Cityt

Anthony Joshua arrin peshë rekorde para duelit me Jermaine Franklin

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Çmenduria e PSG-së për kontratën e Messit - një çek mbi tavolinë

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr