LAJMI I FUNDIT:

“Futbolli duhet të ndahet në një epokë para dhe pas Pep Guardiolas” – legjenda argjentinasi me fjalë të mëdha për trajnerin e Man Cityt

“Futbolli duhet të ndahet në një epokë para dhe pas Pep Guardiolas” – legjenda argjentinasi me fjalë të mëdha për trajnerin e Man Cityt

Ish futbollisti i njohur argjentinas, Javier Mascherano, është pensionuar prej katër vitesh dhe aktualisht është trajner i Argjentinës U-23, me të cilët synon të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Vetë Mascherano si lojtar e bëri dy herë radhazi, në Athinë në 2004 dhe 2008 më vonë në Pekin.


Mascherano e nisi karrierën e tij si mesfushor në River Plate, nga ku shkoi te braziliani Corinthians dhe më pas në verën e vitit 2006 mbërriti në West Ham në bashkë me Carlos Tevezin.

Ai ishte një zbulim i Ligës Premier dhe kaloi në Liverpool vetëm gjashtë muaj më vonë. Pas 139 paraqitjeve për Liverpoolin, ai u ble nga Barcelona, ​​e cila atëherë ishte skuadra më e mirë në botë nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Leo Messi zbulon formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur në klube - përbuz emra si Henry dhe Pique
Lexo po ashtu Leo Messi zbulon formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur në klube - përbuz emra si Henry dhe Pique

Trajneri e ktheu Mascheranon në një mbrojtës, një nga më të mirët në botë dhe argjentinasi fitoi gjithçka që mundi me klubin katalanas, 19 trofe, përfshirë pesë tituj dhe dy Liga të Kampionëve.

Në një intervistë për “Ole”, Mascherano foli për filozofinë e tij të trajnerit dhe ndikimin e Guardiolës.

“Së fundmi kam udhëtuar në Mançester ku pata rastin të flas në detaje me Pep. Jam i lumtur që kam pasur një marrëdhënie të mirë me të gjithë trajnerët, Rafa Benitez, Luis Enrique. .. Pep shënoi këtë epokë të futbollit, trashëgimia e tij nuk do të jenë trofetë, por ndryshimet që ai nisi”.

“Sot ne kemi një vizion krejtësisht të ndryshëm të lojës së futbollit nga ai para tij. Kur mbërrita në Evropë në vitin 2006, asnjë ekip nuk u përpoq të organizonte lojën nga prapavija, për të bërë gjithçka me kujdes dhe të planifikuar”.

Di Maria zgjedh 11-shen më të mirë me lojtarët që ka luajtur, përbuz Ronaldon dhe Casillasin duke i lënë jashtë
Lexo po ashtu Di Maria zgjedh 11-shen më të mirë me lojtarët që ka luajtur, përbuz Ronaldon dhe Casillasin duke i lënë jashtë

“Gjërat vareshin nga krijimtaria individuale. Sot çdo element dhe çdo fazë e lojës është e organizuar, gjithçka ka ndryshuar. Futbolli duhet të ndahet në një epokë para dhe pas Pep”, ka thënë Mascherano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori