LAJMI I FUNDIT:

Fury: Seferi është kundërshtar i rrezikshëm, e konsideroj njësoj si Joshuan dhe Wilderin

Fury: Seferi është kundërshtar i rrezikshëm, e konsideroj njësoj si Joshuan dhe Wilderin
(Foto: Getty Images)

Tyson Fury thotë se nuk po e nënvlerëson Sefer Seferin dhe beson se shqiptari është një kundërshtar i rrezikshëm.

Boksieri britanik, i cili numëron 25 triumfe nga po aq meçe, nuk ka zhvilluar një duel prej kur e ka mposhtur Wladimir Klitschkon në vitin 2015 dhe në këtë periudhë i ka humbur titujt e peshave të rënda dhe licencën për të boksuar për shkak të hetimeve për doping.


29-vjeçari do të rikthehet në ring të shtunën (9 qershor) në Manchester Arena pikërisht ndaj Seferit, i cili zakonisht bën gara në kategorinë e mesme, ndërsa prej se është përfshirë në boksin profesionist (nga viti 2007) ka zhvilluar vetëm një meç në kategorinë e rëndë.

Të gjitha lajmet për meçin FURY vs SEFERI
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për meçin FURY vs SEFERI

“Seferi është një boksier i mirë, nuk po e nënvlerësoj. E konsideroj njësoj si (Anthony) Joshuan, Wladimir (Klitshckon), (Deontay) Wilderin apo këdo tjetër”.

“Ai është një goditës i rrezikshëm me 21 nokaute. Është në formë të mirë, është një mashkull me dukje të mirë dhe do të vijë për të më nokautuar të shtunën”.

“Nëse i ka nokautuar 21 burra më parë, nëse më merr përpara do të më nokautojë edhe mua”.

“Dua të vazhdoj, t’i rifitoj të gjithë rripat a mi dhe të bëhem kampion i padiskutueshëm i botës sërish. Unë nuk duhet ta lejoj që të më nokautojë”.

“Kam mundur ta zgjedh dikë shumë më të lehtë se Seferi. Dikë të cilin kam mundur ta nokautoj që në raundin e parë”, ka deklaruar Fury. /Telegrafi/