LAJMI I FUNDIT:

Fundviti festiv bëhet i nxehtë në Zone, me gjithë estradën në 2017

Fundviti festiv bëhet i nxehtë në Zone, me gjithë estradën në 2017

Duke filluar prej 21 dhjetorit e deri më 4 janar, Zone Club do t’i ketë disa nga emrat më të famshëm të muzikës moderne shqipe në kryeqytet

Në vitet e 90-ta, emrat më të njohur të muzikës moderne shqiptare i kemi parë vetëm në kasetat e Vitit të Ri, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar. Së paku në kryeqytet, ku Zone e ka mbushur muajin dhjetor me disa nga emrat më të dashur për publikun.


“Edhe kësaj radhe, Zone ka arritur që top artistët shqiptarë t’i mbajë në Prishtinë, për performanca dhe festa të papërsëritshme në kryeqytet. Këtë fundvit ne e kemi një program tepër të pasur, me artistë që do të performojnë këngët e tyre më të reja në ZoneClub, për të parën herë para publikut. Por këto nuk janë befasitë e vetme të këtij fundviti. Sepse çdo natë do të ofrojmë eksperienca të veçanta për publikun e Zone” ka thënë Dekorim Sahiti, bashkë-pronar i ZoneClub.

Duke filluar prej dyshes së famshme të labelit PINT, MC Kreshës dhe Lyrical Son të cilët do të jenë ën Zone më 21 dhjetor, Alban Skenderajt që vjen në mbrëmjen e 22 dhjetorit në Zone, e deri tek BabaStars të udhëhequr nga Ghetto Geasy dhe Agon Amiga, Ledri Vula e Flori Mumajesi, ajo që Zone premton këtë fundvit është se netët festive të Vitit të Ri 2017 do të jenë shumë të gjata, festive dhe me muzikën e artistëve që i duam më shumë.