eksperti-banner

Kënga e sapo publikuar nga Genta dhe Labinot Tahiri duket se nuk ka mundur të shijojë rehatshëm suksesin.

E dëgjuar shumë në orët e para, një prej pretendentëve për hit të kësaj vere, kënga e Gentës dhe Labit, nuk është më në YouTube.

Të paktën versioni origjinal është fshirë nga kanali zyrtar i këngëtares, e cila punoi shumë në këtë projekt, transmeton Telegrafi.


Arsyeja e fshierjes mund të jetë edhe publikimi i skenave shumë hot që mund të ketë thyer rregullat e YouTube.

Por gjatë mëngjesit video është kthyer dhe tashmë gjithçka është në rregull për këngëtaren edhe pse ajo ka humbur një numër të konsiderueshëm klikimesh. /Telegrafi/