LAJMI I FUNDIT:

Frattesi tregon dëshpërimin e verës, synon transferimin në një top klub evropian

Frattesi tregon dëshpërimin e verës, synon transferimin në një top klub evropian

Davide Frattesi është njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori i talentuar italian po shkëlqen edhe këtë vit me Sassuolon dhe ai vazhdon të mbetet objektiv i skuadrave të mëdha italiane dhe më gjerë.

Roma, Juventus, Milan, Inter dhe Manchester United janë duke e kërkuar reprezentuesin italian i cili është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë.

23-vjeçari ishte shumë pranë rikthimit në Romë verës, por në fund dy klubet nuk arritën marrëveshje dhe Frattesi mbeti te Sassuolo.

“Ëndrra ime ishte të rikthem te Roma dhe ishte afër të realizohej, por më pas marrëveshja u prish”.

“Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të nënshkruar për një top klubi në të ardhmen, pasi qëllimi është të luaj në një klub më të madh”, u shpreh Frattesi.

Reprezentuesi italian ka shënuar tre gola këtë edicion në nëntë ndeshjet e para me Sassuolon në Serie A.

Klubi italian synon të fitoj rreht 35 miliomë euro nga shitja e tij, derisa vlen të përmendet se Roma mbanë 20 për qind të kartonit të Frattesit i cili iu bashkua Sassuolos vite më parë nga akademia e kryeqytetasve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori