LAJMI I FUNDIT:

Frattesi objektivi kryesor i Romës për mesfushën

Frattesi objektivi kryesor i Romës për mesfushën

Roma ka arritur të fitojë një trofe evropian, të parin në histori të klubit.

E për edicionin e ardhshëm drejtuesit e Giallorosëve janë të gatshëm t’i plotësojnë disa dëshira trajnerit Jose Mourinho për përforcimin e ekipit.


Pasi tanimë kanë siguruar shërbimet e serbit Nemanja Matic, mesfushori italian Davide Frattesi është objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës në edicionin e ri.

22-vjeçari ka pasur një vit shumë të mirë me Sassuolon ku ka zhvilluar 36 ndeshje duke shënuar katër gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Në fakt Frattesi ka dal nga Akademia e Romës dhe në vitin 2017 iu bashkua Sassuolos, me Giallorosët që ende kanë në pronësi 30 për qind të kartonit të lojtarit.

Reprezentuesi italian ka pranuar rikthimin te Roma, por problemi qëndron tek çmimi i lartë prej 40 milionë eurove që kërkon Sassuolo.

Roma shpreson që Sassuolo ta ulë çmimin e tij në 30 milionë dhe t’i marrë shërbimet e mesfushorit qendror.

Interesim për Frattesin kanë shfaqur edhe skuadrat tjera italiane si Milan, Inter, Juventus e Napoli. /Telegrafi/