Ka përfunduar java e parë e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.

Kosova ka marrë fitoren më të rëndësishme deri më tani duke e mposhtur Republikën Çeke me rezultat 2-1.

Fitore në të njëjtin grup ka shënuar edhe Anglia 4-0 ndaj Bullgarisë, ndërsa këtë javë ndeshja kryesore u zhvillua mes Gjermanisë dhe Holandës, ku triumfuan Tulipanët me rezultat 2-4.

E përditshmja franceze France Football ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave në Evropë.

E në këtë formacion bënë pjesë edhe heroi i Kosovës, Mërgim Vojvoda që shënoi golin e fitores ndaj Çekisë.

Drenicasi është radhitur në mbrojtje së bashku me Raphael Varanen, Sergio Ramosin dhe Emerson Palmierin.

Mesfusha përbëhet nga Frenkie De Jong, Georgino Wijanldum dhe Marcelo Brozovic.

Ndërkohë në sulm janë treshja Kingsley Coman, Memphis Depay e Harry Kane. /Telegrafi/