LAJMI I FUNDIT:

Fqinji i McKennie zbulon prapaskena nga festa e lojtarëve të Juventusit, tregon edhe arsyen pse thirri policinë

Fqinji i McKennie zbulon prapaskena nga festa e lojtarëve të Juventusit, tregon edhe arsyen pse thirri policinë

Fqinji i Weston McKennie pa ‘disa taksi që sillnin vajza’ në festën e mesfushorit të Juventusit dhe shpjegon pse ai vendosi të thërriste policinë.

Ish-lojtari i Schalkes organizoi një festë në pronën e tij të mërkurën në mbrëmje, por një fqinj i tij thirri policinë pasi organizimet private janë të ndaluara në Itali sipas rregullave aktuale të COVID-it.


Shokët e tij të skuadrës Arthur dhe Paulo Dybala ishin mes të pranishmëve dhe të gjithë do të dënohen nga klubi.

Juventusi do t’i dënojë tre lojtarë për pjesëmarrje në një ndejë ‘të ndaluar’
Lexo po ashtu Juventusi do t’i dënojë tre lojtarë për pjesëmarrje në një ndejë ‘të ndaluar’

“Nuk mendoj se një futbollist i famshëm është mbi ligjin. Unë dola në orën 22:30 për të shëtitur qenin dhe pashë një radhë makinash brenda dyerve të shtëpisë së McKennie”, ka thënë fillimisht fqinji i McKennie për Il Corriere della Sera.

“Ishte një grup njerëzish. Ata nuk kishin maska. Kishte shumë vetura Mercedes, Jeep dhe disa taksi me vajza të reja mbërritën”.

“Meqenëse festat me miq nuk janë të lejuara dhe shteti kishte vendosur ndalimin e tyre tashmë, unë vendosa të telefonoj Policinë”.

Sipas raporteve, kishte rreth dhjetë vetë brenda pronës, por fqinjët e McKennie panë më shumë pjesëmarrës në mbrëmje.

Juventusi ndëshkon tre lojtarët që organizuan ‘party’, mungojnë në derbi ndaj Torinos
Lexo po ashtu Juventusi ndëshkon tre lojtarët që organizuan ‘party’, mungojnë në derbi ndaj Torinos

“Mendoj se kishte shumë më tepër njerëz. Ndoshta dikush ka arritur të largohet”.

“Unë nuk kam asgjë kundër McKennie. Ai është një djalë i qetë. Duket një profesionist i mirë, qëndron në shtëpi, ose shkon stërvitet”.

“Unë mbështes Juventusin, prandaj më vjen keq, por ndoshta ata duhet të marrin pjesë në më pak ahengje dhe të përqendrohen më shumë në fushë”, përfundoi fqinji i mesfushorit të Juves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Armando Broja drejt transferimit në Serie A

Armando Broja drejt transferimit në Serie A

Premier League
UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë

UEFA identifikon ndeshjen me rrezikshmëri të lartë për Euro 2024 - tifozët e këtij vendi janë "kafshë"

Përfaqësueset
Kane zbulon mbrojtësit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij

Kane zbulon mbrojtësit më të vështirë me të cilët është përballur në karrierën e tij

Bundesliga
Mac Allister zbulon arsyen e përplasjes së Nunez me Guardiolan

Mac Allister zbulon arsyen e përplasjes së Nunez me Guardiolan

Premier League
Diego Simeone shpjegon pse Barcelona e meritoi fitoren kundër Atleticos

Diego Simeone shpjegon pse Barcelona e meritoi fitoren kundër Atleticos

La Liga
Kosova në vazon e dytë në Ligën C të Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Kosova në vazon e dytë në Ligën C të Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori