LAJMI I FUNDIT:

Formula 1 anulon garën për Çmimin e Madh të Rusisë

Formula 1 anulon garën për Çmimin e Madh të Rusisë

Drejtuesit e Formula 1 kanë vendosur unanimisht që ta anulojnë garën për Çmimin e Madh të Rusisë.

Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës dhe që nga dje (e enjte), situata veçse është përshkallëzuar ku nuk mungojnë edhe viktimat, pasi forcat ruse po tentojnë pushimin e shtetit fqinj.


Kjo situatë e krijuar nga shteti rus ka bërë që shumë shtete tjera boterore, por edhe organizata sportive të vendosin sanksione kundër Rusisë.

Zyrtare: UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve në Paris
Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve në Paris

Një i tillë së fundmi është marrë edhe nga FIA, e cila ka vendosur ta anuloj garën për Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1.

“Kampionati Botëror i FIA Formula 1 viziton vendet në të gjithë botën me një vizion pozitiv për të bashkuar njerëzit, duke bashkuar kombet”.

“Ne po i shikojmë zhvillimet në Ukrainë me trishtim dhe tronditje dhe shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të situatës aktuale”.

“Të enjten në mbrëmje në Formula 1, FIA dhe skuadrat diskutuan pozicionin e sportit tonë dhe përfundimi është, duke përfshirë pikëpamjen e të gjithë aktorëve përkatës, se është e pamundur të mbahet Çmimi i Madh i Rusisë në rrethanat aktuale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori