LAJMI I FUNDIT:

Formatet televizive si Big Brother, psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu: Mund të shfaqen trauma dhe çrregullime të ndryshme psikologjike si pasojë e presionit të lojës

Formatet televizive si Big Brother, psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu: Mund të shfaqen trauma dhe çrregullime të ndryshme psikologjike si pasojë e presionit të lojës

Big Brother VIP është një ‘reality show’ që ka bërë bujë të madhe përgjatë viteve të fundit dhe ka fituar një audiencë të jashtëzakonshme për shkak të përmbajtjes, personazheve e po ashtu edhe strategjive që krijohen.

Ky program ka arritur të thyejë rekorde shikueshmërie, marrë parasysh që komentohet për çdo detaj që ndodh, e gjithashtu dhe me personazhet e famshme të showbizit që kanë krijuar afeksion dhe ndiqen në çdo moment të ditës.


Ndonëse në Shqipëri ka nisur vite më parë dhe publiku tashmë është socializuar, një format i tillë së fundmi po merr dhenë edhe në Kosovë.

Antigona Qenaj – Sejdiu (Foto: Screenshot/YouTube)

Se është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha kjo veçse është dëshmuar dhe po vazhdon të tregohet posaçërisht në rrjete sociale, ku tani thuajse janë të përfshirë e kanë qasje të gjithë.

Në aspektin psikologjik, si një faktor i rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrësit, BB VIP është shpjeguar edhe nga psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu.

Kjo e fundit në një bisedë për Telegrafin ka zbuluar më shumë rreth këtij eksperimenti social, ndikimin që ka te konkurrentët dhe mënyra se si ata e shohin përtej spektaklit.

“Big Brother është një eksperiment social i cili i vendos banorët brenda shtëpisë në një izolim nga bota. Nën presionin e izolimit, ata vendosen në sfida të ndryshme përmes lojërave të ndryshme ku kërkohet fokusi shumë i madh në lojën që zhvillohet aty brenda”, tha psikologia e njohur.

Sipas saj, në këtë garë kërkohet që personat të jenë shumë të fortë psiqikisht në mënyrë që t’i përballojnë sfidat apo detyrat që jepen nga ‘Vëllai i Madh’.

“Kërkohet që personat të jenë shumë të fortë psiqikisht të përballojnë sfidat, lojërat dhe më së shumti kërkohet aftësi sociale për të menaxhuar raportet me karaktere të ndryshme brenda shtëpisë”, thekson Qenaj – Sejdiu.

Sa i përket asaj se sa është e ngjashme apo dallon me jetën reale të tyre, Qenaj – Sejdiu përmend disa faktorë të cilët është e pamundur që të shmangen.

“Është një jetë e ngjashme me jetën reale por dallimi është izolimi, kamerat, mikrofonat dhe pamundësia për të ikur nga situatat dhe obligimi për t’u ballafaquar edhe me njerëz dhe karaktere prej të cilëve do të kishe zgjedhur të largoheshe në jetën reale”.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Një tjetër gjë e rëndësishme nuk ka dyshim se në këtë mes është edhe publiku, meqë vlerësojnë dhe japin vendime përfundimtare, nëse një banor duhet të vazhdojë apo ta ndërprenë garën.

“Nëse zgjedh të mos ballafaqohesh, nënkupton që je dorëzuar nga loja dhe duhet të largohesh. Kjo bën që personi ta ketë shumë më të vështirë qëndrimin në shtëpi dhe duhet të jetë shumë i fortë psiqikisht t’u bëjë ballë të gjitha atyre që thamë si dhe shto këtu edhe faktin se duhet të marrë edhe pëlqimin e publikut sepse në fund ata janë që vlerësojnë përmes votimit. Kjo e bën shumë të vështirë strategjinë dhe shumica e personazheve thjeshtë tregojnë karakterin e tyre në lojë dhe zhvishen nga strategjitë me të cilat ndoshta janë futur në lojë se dinamikat aty brenda nuk lejojnë lehtë të ndjekurit e një strategjie”, thotë tutje ajo.

Për shkak të trysnisë së madhe dhe izolimit, në një lojë të tillë nuk duhet lënë anash as nevojat për konsulta psikologjike.

“Nevoja për konsulta psikologjike gjatë kësaj sfide është e domosdoshme se presioni i lojës nën kushtet e tilla mund të nxjerrë në pah shumë probleme psikologjike të cilat personi mund të ketë pasur edhe më herët apo edhe të zbulojë ose ngacmojë diçka për të cilën nuk ka pasur ide që ka pasur një problem të tillë”, vazhdon Antigona për Telegrafin.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Një ‘reality show’ i këtij lloji veç tjerash apo gjërave të bukura, mund të sjell edhe pasoja.

“Emocione, trauma, çrregullime të ndryshme psikologjike mund të shfaqen si pasojë edhe këtij presioni të lojës. Pas daljes nga shtëpia personazhet e kanë shumë të vështirë të kthehen në normalitet. Shkëputja nga bota reale për disa javë apo muaj bën që personi të ndihet i humbur, konfuz, i papërqendruar, të ketë probleme me gjumin, apetitin, vështirësi në frymëmarrje, ankth, stres etj”.

E në fund, psikologia thotë se për të gjithë konkurrentët psikoterapia është e nevojshme pas daljes nga shtëpia.

“Prandaj psikoterapia do të ishte një nevojë e padiskutueshme pa daljes nga shtëpia e Big Brother, duke ndihmuar personin të rikthehet në botën reale më lehtë, të ndihet më i qetë dhe të marrë mbështetjen e nevojshme psikologjike”, përfundon Qenaj – Sejdiu për Telegrafin. /Telegrafi/

Antigona Qenaj – Sejdiu (Foto: Screenshot/YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori