LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Juves ndaj Chievos

Formacioni i mundshëm i Juves ndaj Chievos
Cristiano Ronaldo gjatë miqësores ndaj Juventus B (Foto: Getty Images)

Një tjetër sezon një Serie A, një tjetër vit që Juventusi është favorit për kampion.

Ndeshja e parë e Zonjës së Vjetër është ndaj Chievos (të shtunën nga ora 18:00), edhe pse mysafir, kampionët pritet të fillojnë me fitore kampionatin 2018/19.


Cristiano Ronaldo pritet të luajë nga minuta e parë, ndërsa tashmë Sky Sport ka përpiluar formacionin e mundshëm.

Ronaldo në tentim për të shënuar në miqësoren ndaj Juventus B (Foto: Getty Images)

Massimiliano Allegri pritet t’i rreshtojë lojtarët në formacionin 4-3-3. Në portë Wojciech Szczesny, ndërsa në mbrojte përveç Alex Sandros edhe kapitenin Giorgio Chiellini, pritet të luajnë edhe transferimet e reja, Joao Cancelo dhe Leonardo Bonuci.

Në qendër të mesfushës Miralem Pjanic, i ndihmuar nga Emre Can dhe Blaise Matuidi.

Spektakli Ronaldo, e gjitha ajo që CR7 bëri në miqësoren e Juventusit
Lexo po ashtu Spektakli Ronaldo, e gjitha ajo që CR7 bëri në miqësoren e Juventusit

Në sulëm s’ka si të mungonte Ronaldo, ndërsa në krahë Paulo Dybala dhe Douglas Costa.

Në xhiron e dytë Juve luan në shtëpi ndaj Lazios. /Telegrafi/

Foto: Sky Sport