LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Interit në sezonin e ri, Isco ëndërr

Formacioni i mundshëm i Interit në sezonin e ri, Isco ëndërr
Luciano Spalletti gjatë ndeshjes kundër Chievo Veronas (Foto: Getty Images)

Me sigurimin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kanë ndryshuar edhe planet e së ardhmes së Interit.

Skuadra zikaltar përveç që do të mbajë lojtarët kryesorë, do të tentojë të blej edhe disa lojtarë tjerë të kalibrit evropian.


Interi tashmë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez, Stefan de Vrij, i cili erdhi si lojtar i lirë nga Lazio.

Icardi dhe Spalletti gjatë ndeshjes mes Interit dhe Cagliarit (Foto: Getty Images)

Ndërsa është shumë afër edhe mbrojtësi i Juventusit, Kwadwo Asamoah dhe sulmuesi argjentinas i Racing Club, Lautaro Martinez.

Por, ëndrra është mesfushori spanjoll i Real Madridit, Isco.

Ronaldo nuk ka dyshime për Icardin: Nuk është lehtë të shënosh 29 gola në Serie A
Lexo po ashtu Ronaldo nuk ka dyshime për Icardin: Nuk është lehtë të shënosh 29 gola në Serie A

Emra tjerë që po përmendën janë edhe Sime Vrsaljko (Atletico Madrid), William Carvalho (Sporting Lisbona), Kevin Strootman (Roma), Justin Kluivert (Ajax) dhe Simone Verdi (Bologna).

Me këta lojtarë titulli dhe gjysmëfinalja në Ligën e Kampionëve është një ëndërr që mund të bëhet realitet. /Telegrafi/