Superliga ka mbyllur edicionin 2020/2021, ku kampion u shpall Prishtina, ndërsa Drita ka zënë vendin e dytë.
Një kampionat sikurse i kaluari ku nuk munguan ndeshjet e bukura dhe me rivalitet, por edhe fjalët për kurdisje ndeshjes.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin më të mirë të këtë edicioni, duke u bazuar në paraqitjet individuale të lojtarëve, por edhe suksesin e treguar.
Përveç 11-shes më të mirë janë zgjedhur edhe lojtarët rezervë dhe trajneri i vitit.
Enea Koliçi – Gardiani i Gjilani, ishte fytyra më e ndritur e kësaj skuadre në këtë edicion. Klubi që e nisi me synime të mëdha e mbylli në vendin e katërt kampionatin. Koliçi ishte prezent në portë në 30 ndeshje, duke pësuar 29 gola. Ai e ka mbajtur portën e paprekur në 15 ndeshje. Duke parë që klubet e tjera ndryshuan shpesh portierët, epiteti i më të mirit i takoi portierit shqiptar.
Besnik Krasniqi – I rilindur te Prishtina. Mbrojtësi i djathtë që ka dal nga shkolla e këtij klubi nuk e kishte problem adaptimin edhe pse ishin bërë vit që nga largimi. Ai në luajti në të gjitha ndeshjet, gjithsej 34, por shifrat e tij janë të frikshme, që do t’ia kishin lakimi edhe sulmuesit dhe mesfushorët. Besnik Krasniqi shënoi 9 gola dhe dha 5 asistime duk e ndihmuar Prishtinë që ta dal kampion.
Ardian Limani – Nga Drita u prit shumë këtë sezon, por duhet të kënaqen me vendin e dytë. Kapiteni i kësaj skuadre ishte më i mirë te ish-kampionët. Ai luajti në çdo pozitë të mbrojtjes, ku kishte nevojë skuadra, shkaku edhe i dëmtimeve të shumta në këtë repart. Ai madje shënoi katër gola, duke dhënë edhe 7 asistime. Madje dy gola me vlerë në xhirot e fundit si ato ndaj Drenicës dhe Arbërisë, që ia siguruan vendin e dytë Dritës.
Lumardh Dellova – Pa dyshim mbrojtësi më i mirë këtë edicion. I qetë në mbrojtje, ndërpret shumë aksione dhe është ndërtues i shkëlqyeshëm i lojës. Me ardhje e tij Prishtina krijoi një dyshe të fortë në qendër ku së bashku me Leotrim Bekteshin lejuan vetëm 27 gola, mbrojtja më e mirë në Superligë. Ai shënoi një herë, në ndeshjen me Trepçën ’89 që llogaritet si pika e kthesës për Prishtinën drejt titullit.
Ilir Blakçori – Mbrojtësi i majtë i Dritës, ishte prej më të mirëve te skuadra e tij. Blakçori përveç se i pakalueshëm në mbrojtje, ishte shumë aktiv edhe në sulm me shpejtinë e tij. Ai zhvilloi 30 ndeshje këtë sezon duke dhënë 7 asistime për bashkëlojtarët. Drita e zuri vendin e dytë dhe ai ka shumë merita.
Lorik Boshnjaku – Nëse skuadra e vitit ka nevojë për një kapiten ai është pikërisht mesfushori i Prishtinës. Lider në fushë, duke udhëhequr skuadrën e tij në çdo aspekt. Ai është lojtari që ka rikuperuar më së shumti topa në mesfushë, ndërsa edhe në ndërtimin e lojës ka qenë i jashtëzakonshëm.
Arbnor Ramadani – Pas mungesave të shumta të Mentor Zhdrellës dhe Ahmet Januzit, ylli i llapit pa dyshim ishte mesfushori gjilanas. Ai shënoi 6 gola dhe kishte 6 asistime në këtë sezon, ku zhvilloi 33 ndeshje. Ramadani njihet për nivelin e lojës, duke qenë nga mesfushorët e paktë që gjuajnë shpesh nga distanca, por edhe vertikalizojnë mirë.
Ermal Krasniqi – Në një skuadër më shumë yje ai ishte ylli më i ndritur, pas Mirlind Dakut. Edhe pse nuk ishin pritur minuta për të, pasi Ballkani kishte ofruar Nazmi Gripshin dhe Meriton Korenicën, ndërsa kishin Blend Baftiun dhe Arbër Hoxhën, ai arriti të kishte statistika më të mirë se të gjithë. Në 29 ndeshje sa luajti ai kishte 8 gola dhe 8 asistime.
Endrit Krasniqi – Ylli i Prishtinës bëri atë që ishte pritur nga ai. Ishte lider i sulmit bardhëekaltër, duke dhënë shumë pasime vendimtare. Ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 9 asistime në këtë sezon, duke e ndihmuar Prishtinën që të kthehet te titulli i kampionit. Krasniqi këtë sezon ra në sy edhe për driblimet e shumta, që pakkush i bën në Superligë.
Leonit Abazi – ‘Raketa’ ndezi te Prishtina këtë sezon. Majtaku këmbëshpejtë këtë sezon kaloi çdo gjë që i dilte para. Ai luajti në 31 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 7 asistime. Golat e tij ishin vendimtar në rrugën e Prishtinës drejt titullit.
Mirlind Daku – Lojtari më i mirë i sezonit 2020/2021. Sulmuesi i Ballkanit shënoi 31 gola këtë edicion, duke thyer çdo rekord. Ai shënoi me kokë, më këmbë të djathë, me këmbë të majtë, në zonë dhe nga distanca. Thjeshte ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjet rivale. Edhe pse Ballkani nuk i arriti objektivat, duket se Daku i ka arritur të tijat, që do t’ia sigurojnë një ‘biletë’ për Evropë.
Zekirija Ramadani – Trajneri shkupjan bëri atë që shumë trajner që kaluan nga Prishtina nuk arritën ta bëjnë. Ai e ktheu titullin kampion pas tetë vitesh në kryeqytet. Më 34 ndeshje, Zeka mori 24 fitore, barazoi gjashtë herë dhe humbi në gjashtë ndeshje. Me 78 pikë të tubuara ai e siguroi titullin një javë para fundit.
Formacioni
Banka rezervë – Në bankën rezervë ka emra si Faton Maloku, Ardian Cuculi, Leotrim Bekteshi, Gledi Mici, Edvin Kuç, Muharrem Jashari, Arbër Hoxha, Leotrim Kryeziu, Astrit Fazliu, Gerhard Progni, Ardit Tahiri. Secili nga këta, me pak fat ka mundur ta ketë një vend në formacion.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Boksieri gjerman në gjendje kritike, u qëllua në qafë nga bandat në Berlin

Lajm shokues! Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës

Pochettino identifikon tre lojtarë që i do në janar te Chelsea

Zbulohet shoku më i mirë i Bellingham te Real Madridi – e ndihmon anglezin të mësojë spanjisht dhe gjëra të tjera

Felipe Luis pendohet për një fjalë që ia kishte thënë Di Marias gjatë derbit madrilen

E ka njërin nga talentët më të mëdhenj në botë nën menaxhim, Jorge Mendes: Ai mund ta fitoj Topin e Artë

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Inteligjenca artificiale krijon skuadrën më të mirë në histori të futbollit me pesë lojtarë

I kërkuam Inteligjencës Artificiale që të zgjidhte debatin Ronaldo vs Messi njëherë e përgjithmonë, përgjigjet janë befasuese

Në njërin prej tyre, pista pastrohet në vetëm 11 minuta - pse disa aeroporte e përballojnë borën më mirë se të tjerët?

Festimi i Bellingham: Nga vjen dhe çfarë do të thotë për të?

Melinda Ademi të hënën në Big Brother VIP Kosova 2

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion