LAJMI I FUNDIT:

Formacioni me lojtarët që shkëlqyen në Kampionatin Botëror – “Katar 2022”

Formacioni me lojtarët që shkëlqyen në Kampionatin Botëror – “Katar 2022”

Ka përfunduar me sukese Kampionati Botëror i mbajtur në Katar, me Argjentinën që fitoi trofeun, duke mposhtur Francën nëpërmjet penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezulta 3-3.

Telegrafi.com kishte një mbulim special edhe për këtë turne, duke sjell lajme nga më të ndryshme dhe analiza të detajuara që nga faza e grupeve e deri në ndeshjen finale.


Për ta vënë qershinë mbi tortë, redaksia jonë edhe kësaj here ka sjell formacionin e më të mirëve, por kësaj here për lojtarët që shkëlqyen në këtë Botëror.

Në një skemë 4-3-3, Telegrafi ua sjell formacionin e përzgjedhur me lojtarët më të mirë të këtij turneu:

Në portë, si portieri më i mirë i Kampionatit Botëror është gardiani i kampionit të sapokonfirmuar, Emiliano Martinez, që më mirë dhe freskët përshkruhet sonte, pasi ishte heroik në pritjen e dy penalltive të lojtarëve të Les Blues, duke ndihmuar përfaqësuesen e tij të shpallet kampion.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes është anëtari i befasisë më të madhe të kampionatit, Marokut, Achraf Hakimi, që qysh nga faza e grupeve e deri në duelin për vendin e tretë me Kroacinë ishte vendimtar për ekipin e tij, duke ndihmuar të bëjnë histori si kombëtarja e parë që arrin deri në vendin e katërt të një Botërori.

Në krahun e majtë është ai që zëvendësoi vëllain e tij (Lucas, që pësoi lëndim) te Gjelat, Theo Hernandez. Që nga ai inkuadrim, ylli i Milanit ishte fantastik me dërprtimet e tij në fazën defanzive që çdo kundërshtari që ishin përballur, e që pati paraqitje të mirë edhe në këtë finale.

Në qendër të mbrojtës janë dyshja, Josko Gvardiol dhe Nicolas Otamendi. Lojtari i Kroacisë padyshim që ishte më i miri në këtë turne në pozitën e qendërmbrojtsit, pasi jo vetëm që ka stopuar pothuajse çdo aksion kundërshtar, por edhe me daljet e tij në pjesën ofanzive, i mahniti të gjithë. Pa të, Argjentinas edhe mund të ishte eliminuar, dhe falë qëndrueshmërisë së tij gjatë gjithë garës, ata ia dolën që edhe sonte të jepnin më të mirën për fitimin e trofeut.

Sofyan Amrabat, padyshim mesfushori ofanziv më i mirë në Kampionatin Botëror dhe vetëm arritja e Marokut deri tek vendi i katërt në turne, dëshmon më së miri se cilësitë e tij në stopimin e sulmeve kundërshtare, bëjnë të ditur se ishte më meritori të gjendej në këtë formacion dhe me shumë gjasë, janari do ta gjejë me një ekip më të madh, pasi aktualisht luan në Serie A, me Fiorentinën.

Magjiku Luka Modric, truri i këtij formacioni, por edhe më meritori që Kroacia ia doli ta rrëmbente vendin ne tretë në këtë Kampioant Botror, pasi po të shikonit në çdo cep të fushës, veterani ishte aty – çdo fjalë për të që thuhet është e tepërt.

Antoine Griezmann, arkitekti i futbollit të Francës në këtë Botëror, dëshmoi edhe një herë se është njëri prej lojtarëve më të mirë që ka parë futbollit në pozitën e tij dhe Gjelat ishin tejet me fat që e kishin në këtë Botëror, derisa kishte edhe tri asistime.

Në krah të majtë sulmit kemi vendosur Kylian Mbappen. Franca pothuajse i humbi shpresat në këtë finale, pasi gjendej 2-0 në disavantazh vetëm pas pjesës së parë. Por, dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, për 97 sekonda, ylli i Paris Saint-Germain shënoi dy gola dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime, duke e realizuar më pas edhe het-trikun. Tetë gola dhe dy asistime në këtë Botëror, Mbappe u bë golashënuesi më i mirë, me një gol më shumë se Lionel Messi, për ta fituar kështu Këpucën e Artë.

Julian Alvarez, sensacioni i Argjentinës dhe i Manchester Cityt mahniti të gjithë në këtë Kampionat Botëror, sidomos me paraqitjen ndaj Kroacisë në gjysmëfinale, duke shënuar dy gola, derisa këtë turne e mbylli me dy katër gola të realizuar, derisa është në qendër të sulmit.

Në krahun e djathtëtë sulmit gjendet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Messi. Shtatë gola dhe tri asistime, për dikë mund të mos thonë shumë, por duke shikuar nga faza e grupeve, e deri në këtë finale, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte i pandalshëm, ishte heroi i Argjnetinës në pothuajse në çdo ndeshje. Edhe në këtë finale e dëshmoi vetën, duke shënuar dy gola dhe u zgjodh si lojtari më i mirë i Botërorit. Për ta finalizuar këtë performancë të tij në këtë garë, ai tashmë është G.O.A.T (Greatest Of All Time). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori