Java e shtatë në La Liga përfundoi pa ndonjë befasi të mëdha.

Reklama

Real Madridi fitoi ndaj Espanyolit me rezultat 2-0, Barcelona ndaj Las Palmas me rezultat 3-0, por jo dhe Atletico Madridi ndaj Leganes (0-0).

Sevilla fitoi ndaj Malagas (2-0), por edhe Valencia ndaj Athletic Bilbaos (3-2).

Marca ka publikuar edhe formacionin e javës së shtatë:

Jan Oblak (Atletico); Luisinho (Deportivo), Garay (Valencia), Siovas (Leganes), Mercado (Sevilla); Pedraza (Alaves), Guardado (Real Betis), Wass (Celta Vigo); Bakambu (Villarreal), Messi (Barcelona) dhe Isco (Real Madrid).

Pas javës së shtatë Barcelona prinë me 21 pikë, e ndjekur nga Sevilla (16), Valencia (15) dhe Atletico (15).

Reklama

Kurse top pesëshja mbyllet nga Real Madridi me 14 pikë. /Telegrafi/