Në fundjavë është zhvilluar gjiroja e nëntë e kampionatit italian, Serie.

Në kampionatit italian është zhvilluar me sukses gjiroja e nëntë, ku nuk ka pasur ndonjë befasi të veçantë në rezultate.

Në ndeshjet e zhvilluara në fundjavë kanë spikatur disa futbollistë të cilët kanë bërë paraqitje fantastike, duke zënë vend edhe në formacionin e javës.

Interi ndal Napolin, vjen barazimi i parë sezonal për djelmoshat e Sarrit (Video) Interi ndal Napolin, vjen barazimi i parë sezonal për djelmoshat e Sarrit (Video)

Formacioni i javës i përpiluar nga mediat italiane ka për rreshtim formacionin 3-5-2, me portierin e Interit, Sami Handanovic në portë, i cili pati paraqitje superiore ndaj Napolit.

Lojtari më i mirë i javës padyshim se ishte mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, i cili shënoi het-trik ndaj Udineses.

Udinese 2-6 Juventus: Notat e lojtarëve, magjik Khedira (Foto) Udinese 2-6 Juventus: Notat e lojtarëve, magjik Khedira (Foto)

Në mesfushë vend kanë zënë edhe Juan Cuadrado, Aleksander Kolarov, Luis Alberto dhe Matteo Politano.

Mbrojtja përbëhet nga tre lojtarë që patën paraqitje të mira si Raul Albiol, Paolo Cannavaro dhe Gianmarco Ferrari.

Në sulm vend kanë zënë sulmuesi Ciro Immobile, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e fundit dhe ai i Chievos, Roberto Inglese.

Portier: Samir Handanovic [Inter];

Mbrojtës: Raul Albiol [Napoli], Paolo Cannavaro [Sassuolo], Gianmarco Ferrari [Sampdoria]

Mesfushorë: Juan Cuadrado [Juventus], Sami Khedira [Juventus], Luis Alberto [Lazio], Matteo Politano [Sassuolo], Aleksandar Kolarov [Roma];

Sulmues: Ciro Immobile [Lazio], Roberto Inglese [Chievo]

/Telegrafi/