LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës në BKT Superligën e Kosovës

Formacioni i javës në BKT Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar të gjitha duelet e xhiros së 26-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i madh i kësaj jave i ka takuar Dritës që ka mposhtur Prishtinën në klasikën e futbollit kosovar me rezultat 2-0.


Me të njëjtin rezultat të dielën triumfoi edhe Ballkani ndaj Drenicës, teksa fitore të madhe mori Dukagjini në udhëtim te Llapi 1-2.

Feronikeli shkaktoi befasinë e madhe duke barazuar 2-2 me Ulpianën, derisa Malisheva dhe Gjilani luajtën baras 0-0.

Telegrafi si gjithnjë ka zgjedhur me të mirët e javës në elitën e futbollit kosovar.

Portieri

Enea Koliçi padyshim që është portieri më i mirë i xhiros së 26-të në BKT Superligë. Portieri shqiptar shkëlqeu në duel me Malishevën, duke pritur disa goditje të vendasve dhe duke i siguruar një pikë Gjilanit në udhëtim.

Mbrojtja

Ardin Dallku ka qenë fantastik në këtë duel, edhe pse luajti në krahun e djathtë të mbrojtjes. Mbrojtësi vushtrrias i Dukagjinit ishte i pakalueshëm në krahun e djathtë, duke i ndalur sulmuesit e rrezikshëm të Llapit.

Në qendër të mbrojtjes vijnë dy mbrojtës që shkëlqyen në defensivë, por edhe shënuan gola për ekipet e tyre. Lumbardh Dellova i Ballkanit dhe Prince Balde i Dritës janë në qendër të mbrojtjes.

Ndërkohë krahun e majtë e mbulon Gentrit Dumani i Malishevës, që ishte mjaftë i mirë në përballje me Gjilanin, duke heshtur sulmuesit anësorë të kësaj skuadre.

Mesfusha

Hamdi Namani ka vazhduar shkëlqimin me Dritën dhe ishte fantastik në përballje me Prishtinën. Lumi dominoi në mesfushë, duke nisur shumë aksione të gjilanasve dhe duke ndërprerë të mysafirëve.

Përkrah tij vjen edhe Agron Bruqi i Malishevës, që gjithashtu bëri një ndeshje të madhe ndaj Gjilanit, pa marrë parasysh se skuadra e tij nuk arriti më shumë se një barazim, por Bruqi ishte më i dalluari në fushë.

Vend në formacionin e javës zë edhe njëri nga talentët më të mëdhenj në futbollin kosovar, Ardi Qorri.

Ardi ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Ulpianës, ku realizoi edhe dy gola të jashtëzakonshëm në barazimin e Feronikelit 2-2 me skuadrën lipjanase.

Blend Baftiu ka rikthyer formën e tij të vjetër dhe po shkëlqen me ardhjen e Ilir Dajës në krye të Ballkanit. Baftiu ishte më i miri tek suharekasit në duel me Drenicën, ku realizoi edhe golin e parë në këtë takim.

Sulmi

Ahmed Januzi është hero i Dukagjini në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligë. Sulmuesi vushtrrias i shënoi dy gola Llapit për t’i dhënë tri pikë të arta Dukagjinit në udhëtim.

Si tandem me Januzin vjen edhe Marko Simonovski i Dritës që ishte i jashtëzakonshëm në përballje me Prishtinën. Sulmuesi maqedonas ishte më i miri në fushë për bardhekaltërtit duke shënuar edhe një gol përballë kryeqytetasve.

Trajneri i javës

Ardian Nuhiu zë vendin në postin e trajnerit të javës së 26-të në BKT Superligë. Trajneri shkupjan i Dritës e kishte përgatitur për mrekulli ekipin e tij në derbin ndaj Prishtinës duke e fituar atë me rezultat 2-0 me një dominim total. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori