LAJMI I FUNDIT:

Formacioni fantastik i Tottenhamit me Mourinhon si trajner i tyre

Formacioni fantastik i Tottenhamit me Mourinhon si trajner i tyre

Tottenham thuhet se ka filluar kontaktet e para me Jose Mourinhon për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon.

Trajneri argjentinas ka bërë një start të dobët në këtë sezon të Ligës Premier, andaj Spurs e duan shkarkimin e tij para afatit kalimtar të janarit.


SunSport raporton se skuadra angleze dëshiron ta emërojë 56-vjeçarin si trajnerin e tyre të ri, derisa ka qëndruar i papunë që nga shkarkimi që i bëri Manchester Unite në dhjetor të vitit të kaluar.

Tottenhami synon Mourinhon për trajner të ri
Lexo po ashtu Tottenhami synon Mourinhon për trajner të ri

Mourinho ka bërë me dije se ai dëshiron ta marrë drejtimin e një skuadre nga Anglia, pasi familja e tij ende jeton aty.

Portugezi thuhet se me marrjen e drejtimit të skuadrës së Tottenhamit do të tentojë të transferojë Paulo Dybalan nga Juventusi, Youce Atal nga Nice dhe Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona. /Telegrafi/