LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Milani dhe Juventusi, startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Milani dhe Juventusi, startojnë me më të mirët në dispozicion

Java e nëntë në Serie A sjell derbin e zjarrtë mes Milanit dhe Juventusit, me dy skuadrat që po kalojnë nëpër një formë të mirë.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “San Siro”.


Milani ka katër fitore rresht dhe një humbje në pesë takimet e fundit dhe do të synojë ta zgjasë këtë seri pozitive.

Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Juventusi ka një formë pak më të luhatshme, pasi ka tri fitore, një humbje dhe një barazim në pesë takimet e fundit.

Formacionet zyrtare:

Milan: Mirante; Calabria, Thiaw, Tomori, Florenzi; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Leao, Giroud.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Kean. /Telegrafi/