LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Shqipëria kërkon fitore ndaj Skocisë

Formacionet zyrtare: Shqipëria kërkon fitore ndaj Skocisë

Në “Loro Boriçi”, Shqipëria është nikoqir i Maltës për ndeshjen e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja kuqezi ka regjistruar vetëm një fitore nga tri ndeshje të zhvilluara dhe dy ndeshje i ka humbur.


Kështu, me tri pikë të arkëtuara mban vendin e fundit në grup, ku kryeson Izraeli me gjashtë pikë.

Edhe Skocia numëron vetëm tri pikë, mirëpo ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Kuqezinjtë.

Skocezët kanë fituar pikërisht ndaj Shqipërisë në përballjen e parë, me rezultat 2-0.

Trajneri Christian Panucci i ka përgatitur taktikat e tij për t’i bërë ballë lojës së homologut te ekipi kundërshtar, Alex McLeish.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Grezda, Memushaj, Manaj, Xhaka, Mavraj, Binaku, Kaçe, Uzuni

Formacioni startues i Skocisë: McGregor, Paterson, Robertson, Bates, McKenna, C. McGregor, Forrest, Armstrong, S. Fletcher, Christie, Frase.

/Telegrafi/