LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Reali nuk bën të gabojë ndaj Alavesit

Formacionet zyrtare: Reali nuk bën të gabojë ndaj Alavesit

Për ndeshjen e javës së tetë në La Liga, Real Madridi ka udhëtuar te Deportivo Alavesi.

Los Blancos pozicionohen në vend të dytë në tabelë, me pikë të barabarta me liderin Barcelona, nga 14.


Në këto shtatë ndeshjet e para sezonale, skuadra e Julen Lopeteguit ka regjistruar katër fitore, dy barazime dhe një humbje, po aq sa rivalët e përbetuar katalunas.

Alavesi nuk është një kundërshtar i lehtë, pasi e ka filluar mirë sezonin e ri në kampionatin spanjoll dhe pozicionohet në vend të gjashtë në tabelë.

Skuadra e Abelardo Fernandez ka regjistruar tri fitore, dy barazime dhe dy humbje deri më tani në La Liga.

Formacioni zyrtar i Deportivo Alavesit: Pacheco; Navarro, Laguardia, Maripán, Duarte; Brasanac, Pina, Mubarak; Ibai, Calleri, Jony.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Courtois – Odriozola, Varane, Ramos, Nacho – Casemiro, Modric, Kroos, Ceballos – Bale, Benzema.

/Telegrafi/