LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare Real- United: Yjet që luajnë në Superkupën evropiane (Foto)

Formacionet zyrtare Real- United: Yjet që luajnë në Superkupën evropiane (Foto)

Në Shkup, në stadiumin Telekom Arena (Philip II Arena), kanë zbritur lojtarët e Real Madridit dhe Manchester Unitedit për të zhvilluar ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.

Mbretërit vijnë në këtë përballje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Djajtë e Kuq e fituan Ligën e Evropës në sezonin e kaluar.


Atmosferë e zjarrtë në Shkup nga tifozëritë e dy klubeve të mëdha (Foto/Video)
Lexo po ashtu Atmosferë e zjarrtë në Shkup nga tifozëritë e dy klubeve të mëdha (Foto/Video)

Dy trajnerët, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho, kanë nxjerrë në fushë lojtarët, të cilëve u besojnë më shumë për këtë përballje.

Shumë tifozë shqiptarë janë të pranishëm në stadium dhe iu është plotësuar ëndrra jetësore që t’i shohin nga afër skuadrat e tyre të zemrës dhe yjet më të mëdha të futbollit që i posedojnë ato.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Bale, Benzema.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Valencia, Lindelof, Smalling, Darmian; Matic, Herrera, Pogba; Mkhitaryan, Lingard, Lukaku.

/Telegrafi/