LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Llapi – Gjilani

Formacionet zyrtare: Llapi – Gjilani

Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 16:00 në Podujevë.


Për Llapin kjo do të jetë ndeshja e parë për këtë sezon, e që do të tentojnë ta fillojnë me këmbë të mbarë.

Po e nisim edicionin më në fund 🤩Sot në ora 16:00 | K.F. Llapi 🆚 S.C. GjilaniDrejtpërdrejt: Art Sport 2HD

Publiée par K.F. Llapi sur Mercredi 23 septembre 2020

Në anën tjetër, Gjilani e ka filluar me humbje edicionin 2020/21, në takimin ndaj Feronikelit në javën e kaluar.

Formacioni startues i Llapit: Nava, Idrizi, Prençi, Haliti, Alban Ramadani, Arbnor Ramadani, Selami, Shabani, Peposhi, Veliu, Januzi.

Foto: KF Llapi

Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikac. /Telegrafi/