Formacionet zyrtare, Juventus – Porto: 'Zonja e Vjetër' me CR7 në sulm kërkon përmbysjen dhe çerefinalen


Juventusi do të tentojë të rikthehet nga humbja në ndeshjen e parë ndaj Portos për të siguruar çerekfinalen.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stadio do Dargao”, u mbyll me fitoren e portugezëve 2-1.
Zonja e Vjetër ka një mision të vështirë, por jo të pamundur para vetës.
Për ketë ndeshje Andrea Pirlo ka zgjedhur emra si Cristiano Ronaldo e Alvaro Morata për sulmin.
Në anën tjetër te Porto nga minuta e parë luajnë me dy golashënuesit nga ndeshja e parë, Marega e Taremi.
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Chiesa, Rabiot, Arthur, Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo.
Porto: Marchesín; Manafá, Pepe, Mbemba, Zaidu; Sérgio Oliveira, Uribe, Otávio, Corona; Marega, Taremi.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/03/2021




































