LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: E domosdoshme fitorja e Liverpoolit ndaj Aston Villas

Formacionet zyrtare: E domosdoshme fitorja e Liverpoolit ndaj Aston Villas

Liverpooli është mysafir i Aston Villas në Villa Park për ndeshjen e mbetur nga java e 33-të në Ligën Premier.

Pas barazimit ndaj Tottenham Hotspur (të kombinuar me fitoren e Manchester Cityt ndaj Newcastle United), Redsat kanë mbetur tri pikë prapa në garën për titullin e Anglisë.


Fitorja ndaj Aston Villas (që nuk ka ndonjë objektiv të rëndësishëm) është e domosdoshme që Liverpooli të mbetet hije e Cityt në renditjen tabelare.

Trajnerët Steven Gerrard dhe Jurgen Klopp i kanë zgjedhur skuadrat që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.


Formacioni startues i Aston Villas: Martinez, Cash, Konsa, Mings, Digne, McGinn, Nakamba, Luiz, Coutinho, Ings, Watkins.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Arnold, Matip, Dijk, Tsimikas, Fabinho, Keita, Joner, Mane, Diaz, Jota.


/Telegrafi/