Interi është mysafir i Frosinones në ndeshjen e javës së 32-të në kampionatin italian.

Nerazzurrët pozicionohen në vend të tretë në tabelë dhe duan ta forcojnë këtë pozitë në mënyrë që ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Frosinone pozicionohet në zonën e rrezikut (në vend të 19-të) dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit italian.

Trajnerët Marco Baroni dhe Luciano Spalletti i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë sfidë.

Formacioni startues i Frosinones: Sportiello; Goldaniga, Ariaudo, Capuano; Paganini, Chibsah, Cassata, Valzania, Beghetto; Pinamonti, Ciofani.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Borja Valero; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

/Telegrafi/