Formacionet e mundshme: PSG me disa mungesa kyçe ndaj Benficas

Paris Saint-Germain mirëpret Benfican për ndeshjen e dytë të tyre në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Parc des Princes”.
Për këtë ndeshje, skuadra parisiene do të jetë pa Lionel Messin, Presnel Kimpemben, Renato Sanchein dhe Nuno Mendesin, që të gjithë të lënduar.
Standings provided by Sofascore
Në anën tjetër, Benfica nuk mund të llogarië në Lucas Verissimo dhe Moraton, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet e mundshme: PSG: Donnarumma, Marquinhos, Pereira, Ramos, Bernat, Vitinha, Verratti, Hakimi, Neymar, Sarabia, Mbappe.
Benfica: Vlachodimos, Bah, Silva, Otamendi, Grimaldo, Fernandez, Florentino, Neres, Rafa, Mario, Ramos. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































