LAJMI I FUNDIT:

Formacionet bazë: Celta duhet të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Barcës

Formacionet bazë: Celta duhet të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Barcës

Barcelona është mysafir i Celta Vigos në ndeshjen e javës së 36-të në kampionatin spanjoll.

Blaugranët tashmë janë shpallur kampionë të La Ligas, ndërsa thuajse e kanë siguruar kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.


Prandaj, derisa për ta kjo ndeshje është vetëm për statistika, Celta ka nevojë për rezultat pozitiv, duke qenë se ndodhet vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut.

Trajneri i nikoqir, Fran Escriba, do të përpiqet që ta ndalë skuadrën e Ernesto Valverdes që luan pa presion në këtë sfidë.

Formacioni startues i Celta Vigos: Ruben; Mallo, Costas, Hoedt, Lucas; Mendez, Lobotka, Okay, Boufal; Aspas, Gomez.

Formcioni startues i Barcelonës: Cillessen; Wague, Tobido, Umtiti, Vermaelen; Arthur, Alena, Puig; Malcom, Boateng, Dembele. 

/Telegrafi/