LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez me shumë gjasë do të bojkotojë El Clasicon

Florentino Perez me shumë gjasë do të bojkotojë El Clasicon

Florentino Perez më shumë gjasë nuk do të udhëtojë në Barcelonë për El Clasico pasi raportet mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk janë të mira.

Arsyeja e raportuar për vendimin e tij nuk ka të bëjë me përfshirjen e Barçës në çështjen famëkeqe Negreira.


Florentino thjesht nuk i pëlqeu ajo që njëri nga anëtarët e bordit të Barcelonës ka thënë për Vinicius Junior një ditë më parë.

“Nuk është racizëm, ai meriton një shuplakë për faktin se është një palaço dhe e ka dëshmuar këtë… Çfarë përfaqësojnë këto driblime të kota në mes të fushës…”, shkroi Mikel Camps në Twitter.

Florentino Perez zakonisht udhëton në Barcelonë për t’u ribashkuar me Joan Laporta gjatë El Clasicos.

Eskalon situata para El Clasicos: Anëtari i bordit të Barcelonës thotë se Vinicius e meriton një shuplakë fytyrës pasi është palaço
Lexo po ashtu Eskalon situata para El Clasicos: Anëtari i bordit të Barcelonës thotë se Vinicius e meriton një shuplakë fytyrës pasi është palaço

Tashmë duket se marrëdhënia mes dy klubeve vetëm sa po përkeqësohet mes zhvillimeve të fundit.

Barça do të përballet me Real Madridin në shtëpi të shtunën, më 28 tetor. /Telegrafi/