Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka përshkruar nënshkrimin e Toni Kroos si “transferimin e shekullit” nga klubi spanjoll.

Kroos iu bashkua Real Madridit në një marrëveshje gjashtëvjeçare nga Bayern Munich në vitin 2014 pasi bëri përshtypje për Gjermaninë në Kupën e Botës në Brazil.

Real Madridi shpenzoi rreth 22 milionë funte për të nënshkruar me Kroos, i cili ka fituar shumë trofe në Spanjë, duke përfshirë dy tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve tre herë.

Casemiro: Do ​​t'u them nipërve të mi se kam luajtur me Modricin dhe Kroosin Casemiro: Do ​​t'u them nipërve të mi se kam luajtur me Modricin dhe Kroosin

31-vjeçari mbetet një lojtar kyç në Madrid pasi u rikuperua nga një dëmtim i fundit në ijë dhe deri tani ka grumbulluar më shumë se 330 paraqitje për klubin.

Agjenti i Kroos, Volke Struth thotë se presidenti i Los Blancos, Perez e sheh mesfushorin gjerman si një nga nënshkrimet e tij më të mëdha ndonjëherë.

“Ai është një person jashtëzakonisht i këndshëm me një histori të madhe jete”.

“Ai është sipërmarrës, por mbetet njeri. Ai më shpjegoi pse Toni Kroos është transferimi i shekullit të Real Madridit”, ka thënë Struth për Perez për OMR-Podcast.

Ndryshe, Kroos njihet për lojën e tij sikurse ‘orë zvicerane’, ndërsa shumë njerëz e renditin atë si njërin nga më të mirët e shekullit në rolin e tij. /Telegrafi/